Schalke 04 kërkon të mbajë Huntelaarin

Futboll

Schalke 04 kërkon të mbajë Huntelaarin

Më: 21 maj 2021 Në ora: 13:20
Schalke 04 kërkon të mbajë Huntelaarin

Pavarësisht rënies një kategori më poshtë të Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar e Sead Kolasinac, që ju bashkuan ekipit gjatë merkatos së verë mund të vazhdojnë të qëndojnë në skuadër edhe në kategorinë e dytë.

Drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me Huntelaar, për ta bindur tw mos twrhiqet të paktën për një sezon, pasi futbollisti ka deklaruar se do të varë këpucët në gozhdë në përfundim të këtij edicion të Bundesligas.

Përsa i takon Kolasinac, 27-vjeçari i përket Arsenalit dhe klubi gjerman do të synojë të rinovojë huazimin edhe për një sezon me anglezët, për ta mbajtur mbrojtësin në ekip.

Gjitashtu në skuadër mund të qëndrojë edhe portieri Micheal Langer, të cilit kontrata i skadon në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat