Osmani pas fitores me Flamurtarin: Shpresojmë të inkuadrohemi në elitë

Futboll

Osmani pas fitores me Flamurtarin: Shpresojmë të inkuadrohemi në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2021 Në ora: 19:15
Osmani pas fitores me Flamurtarin: Shpresojmë të inkuadrohemi në elitë

Sulmuesi i Dukagjinit nga Klina, Labinot Osmani, autor i golit të fitores me rezultat 2:1 kundër Flamurtarit nga Prishtina, tha se falë lojës më të mirë, arritën që të kualifikohen në finale të barazhit, për të synuar elitën e futbollit të Kosovës.  

“Mendoj që bëmë ndeshje të mirë, me shumë raste dhe me shumë angazhim.

Sfidën kundër Flamurtarit e veçoj një angazhim edhe një luftë nga të dyja skuadrat por që në fund ja dolëm ne, që të triumfojmë dhe të kalojmë tutje.

Mendoj që na duhet edhe një paraqitje me këmbëngulje sikur loja kundër Flamurtarit dhe pastaj të shpresojmë të inkuadrohemi në elitë”, thotë Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat