Sir Alex Ferguson: “Një lojtar si Bruno Fernandes i ka munguar Unitedit për një kohë të gjatë”

Futboll

Sir Alex Ferguson: “Një lojtar si Bruno Fernandes i ka munguar Unitedit për një kohë të gjatë”

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:05
Sir Alex Ferguson

Trajneri legjendar i Manchester United ka vlerësuar lartë mesfushorin e ish-klubit të tij.

Alex Ferguson vlerësoi mënyrën e lojës së portugezit dhe potencoi se ritmi që ai i jep lojës së United është shumë e rëndësishme për klubin.

“Bruno Fernandes ka shënuar gola të rëndësishëm dhe madje ka konvertuar të gjitha penalltitë . Ka shumë vetëbesim. Asnjë portier nuk ishte as afër të mbronte goditjet e tij nga penalltia. Ai është një lojtar i qetë, goditjet e tij nga jashtë zonës janë gjithmonë të rrezikshme dhe kjo i ka munguar Manchester United për një kohë të gjatë.Ai gjithashtu krijon shumë hapësira për sulmuesit në mbrojtjen kundërshtare”, tha Ferguson për BBC.

Fernandes ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 12 për bashkëlojtarët e tij në Premierligë këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat