Zekaj tregon fjalët e sulmuesit

Futboll

Zekaj tregon fjalët e sulmuesit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:24
Zekaj tregon fjalët e sulmuesit

Ëndrra e Partizanit për të dalë kampion është venitur pas asaj penalltie të akorduar nga Enea Jorgji, e cila vendosi fatin e sfidës me Vllazninë.

Humbja e sotme e dërgon ekipin e Ilir Dajës në vendin e 3-të në renditje, ku megjithëse matematikisht mund të shpresojë për të bërë të vetin trofeun, në letër duket si një mision i pamundur.

Sigurisht që trishtimi ka qenë i madh në kampin e kuq, ndërsa analisti Xhevdet Zekaj, zbulon në studion e emisionit “Skaner” një episod të shkëputur nga stadiumi “Air Albania”, ku Jasir Asani ishte pushtuar nga lotët.

“Gjeta Jasir Asanin që po qante si fëmijë. Na mundi arbitri tha nuk humbi Partizani”, tregon Xhevdet Zekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat