Ranieri nuk ngurron të falënderojë futbollistët

Futboll

Ranieri nuk ngurron të falënderojë futbollistët

Më: 22 maj 2021 Në ora: 11:32
Ranieri nuk ngurron të falënderojë futbollistët

Pas thuajse dy sezonesh në pankinën e Sampdorias, Claudio Ranieri ka vendosur të largohet nga klubi ligur dhe lajmin e ka bërë vetë të ditur, duke njoftuar drejtuesit se sfida e mbrëmjes së sotme ndaj Parmës do të jetë e fundit për të.

Prej javësh diskutohej mbi rinovimin e kontratës së tij me klubin dorian, por duket se në fund trajneri që në tetor do të festojë ditëlindjen e 70, ka vendosur të mos vazhdojë më eksperiencën te gjenovezët.

Shkaqet e divorcit duket se nuk janë aspak ekonomike, por sportive, pasi Ranieri kërkon një sfidë më stimuluese në vitet e fundit të karrierës si trajner dhe ka vendosur të mos rinovojë kontratën që skadon pikërisht në fund të këtij sezoni.

Në mesazhin ku komunikon vendimin për largimin nga Sampdoria, Ranieri nuk ngurron të falënderojë futbollistët për profesionalizmin e treguar në fushë, por edhe tifozërinë e klubit, mbështetjen e të cilës e ka ndjerë shumë pak për shkak të pandemisë.

“I kam thënë skuadrës që nuk do të qëndroj më te Sampdoria dhe dua t’i falënderoj të gjithë.

Futbollistët kanë qenë profesionistë të jashtëzakonshëm, sidomos në një periudhë pandemie si vitin e kaluar, kur ia dolëm të mbijetojmë. Kemi bërë shumë ndeshje dhe disa i kemi gabuar, por ky është futbolli. Falënderoj nga zemra futbollistët e mi dhe tifozët e Sampdorias, të cilët nuk kanë mundur të na ndjekin nga tribuna, por kanë vuajtur bashkë me ne nga shtëpitë e tyre”, tha ndër të tjera Ranieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat