Infantino mohon përfshirjen e tij

Futboll

Infantino mohon përfshirjen e tij

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:07
Infantino mohon përfshirjen e tij

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se ai ka biseduar me shumë klube rreth Superligës Evropiane, por theksoi se nuk do të thotë që FIFA ishte prapa projektit.

Të gjithë sytë ishin drejt Presidentit në Kongresin e 71-të të FIFA-s, pas zbulimeve të New York Times mbi përfshirjen e tij të mundshme në garën e re.

Por, kreu i FIFA-s e mohoi që ai të ketë qenë pjesë e krijimit të një të ashtuquajtur Superligë Evropiane.

“Ne duhet të shohim faktet, jo thashethemet”, ka thënë Infantino në Kongresin e FIFA-s. “Unë kam punuar në pozicione të ndryshme të larta në futboll për dekada”.

“Unë kam biseduar me shumë klube dhe Superliga ka qenë një temë diskutimi, të gjithë në futboll e dinë këtë”.

Florentino Perez i përmbledh të gjitha për Superligën: Kriza financiare, UEFA dhe FIFA, 12 klubet, transferimet dhe formati i ri i LK-së

“Është përgjegjësi e FIFA-s të diskutojë për futbollin me palët e interesuara. Të dëgjosh disa klube dhe të flasësh me ta, nuk do të thotë që FIFA ishte prapa projektit, duke bashkëpunuar ose duke kurdisur komplot”, ka shtuar ai më tej.

Gazeta amerikane raporton se Infantino dhe 12 klubet që ishin në krijimin e Superligës Evropiane, kanë shkëmbyer ide edhe për Kupën e Botës për Klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat