Allegri, gati

Futboll

Allegri, gati

Më: 22 maj 2021 Në ora: 16:59
Allegri i gatshëm të pranojë ofertën

“RAI Sport” dhe “Radio Kiss Kiss” raportojnë se Massimiliano Allegri është i gatshëm të pranojë ofertën e Napolit, por vetëm nëse Real Madridi konfirmon se ata janë jashtë garës për shërbimet e tij.

Gennaro Gattuso mund ta sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit të Serie-A, por raporti i tij me presidentin Aurelio De Laurentiis ka qenë shumë i tensionuar për disa muaj dhe nuk ka gjasa të përmirësohet

Në vend të kësaj, pronari po kërkon të sjellë një trajner më prestigjioz për sezonin e ardhshëm.

Allegri është zgjedhja e tij e parë dhe eksperti i transferimeve të “RAI Sport” Ciro Venerato tha për “Radio Kiss Kiss” se ish-shefi i Juventusit ka rënë dakord në lidhje me kushtet financiare.

E vetmja gjë që e mban procesin peng është Real Madridi, kështu që nëse ata informojnë Allegrin që Zinedine Zidane po qëndron edhe për sezonin e ardhshëm ose se ata po kërkojnë dikë tjetër, atëherë ai mund të pranojë ofertën e Napolit.

Përndryshe, Luciano Spalletti është po ashtu një kandidat serioz për stolin e Napolit nëse dështon Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat