Shpërthen Cassano: Ky është skandali i radhës i futbollit italian

Futboll

Shpërthen Cassano: Ky është skandali i radhës i futbollit italian

Më: 23 maj 2021 Në ora: 06:58
Antonio Cassano

“Kemi skandalin e radhës në futbollin italian”.

Antonio Cassano ka komentuar me shumë zemërim transferimin e afërt të trajnerit Roberto de Zerbi te Shakhtar.

“Një nga trajnerët më të mirë në Itali do të shkojë te Shakhtar. Me gjithë respektin për klubin ukrainas, në Itali ka të paktën 4-5 skuadra më të rëndësishme që mund t’i besojnë De Zerbi-t.

Po të kishte qenë Real ose Barcelona, do ta kisha çuar unë. Po Shakhtar…”, ka thënë  ish-sulmuesi në Twitch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat