I mohuar nga Barcelona, protagonist me Atletico Madrid

Futboll

I mohuar nga Barcelona, protagonist me Atletico Madrid

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:27
I mohuar nga Barcelona, protagonist me Atletico Madrid

I mohuar nga Barcelona, protagonist me Atletico Madrid.

Luis Suarez ka marrë revanshin e tij dhe ka ndihmuar Colchoneros të fitojnë La Liga-n. Sulmuesi uruguaian ka shënuar edhe në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Valladolid, një gol që ka ndihmuar lojtarët e Diego Simeone-s të ruajnë kreun e renditjes dhe të shpallen kampionë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Suarez ka shpërthyer në lot në mesin e fushës.

Një imazh që ka arritur edhe te miku i tij i vjetër dhe ish-shoku is kuadrës Neymar, i cili e ka uruar nga Parisi.

“Luis, jam i lumtur për ty”, ka shkruar braziliani në Instagram. “E meriton. Je i fortë”, fjalët e O’Ney, i cili ka formuar për disa vite një treshe të frikshme me uruguaianin dhe Leo Messi-n te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat