Ulqini nikoqir i gazetarëve sportiv nga rajoni, organizohet turne i futbollit në plazh

Futboll

Ulqini nikoqir i gazetarëve sportiv nga rajoni, organizohet turne i futbollit në plazh

Nga: Shaban Sinani Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:25
Ulqini nikoqir i gazetarëve sportiv nga rajoni, organizohet turne i futbollit në plazh

Në kuadër të aktiviteteve të veta Organizata Turistike e Ulqinit para fillimit të sezonit turistik do të organizon manifestimin e Turneun e futbollit me gazetarët sportiv nga të gjitha vendet e rajonit.

Ky aktivitet është caktuar të mbahet me datën 3 dhe 4 qershor në Plazhet e bukura të Ulqinit dhe ka për qëllim afirmimin e futbollit në plazh nëpërmjet të gazetarëve sportive nga i gjithë rajoni .

Deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar ekipet e gazetarëve nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Sipas organizatorëve Gëzim Hajdinaga dhe Skendo Rexha, dy punëtore të dëshmuar sportiv të pranishëm pritet të jenë drejtuesit e Federatave të futbollit si Armando Duka, Dejan Saviçeviq, Muamed Sejdini, Davor Shuker dhe emra të njohur të futbollit nga rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat