Italia nis rrugëtimin “europian”

Futboll

Italia nis rrugëtimin “europian”

Më: 23 maj 2021 Në ora: 23:02
Italia nis rrugëtimin “europian”

Italia do të nisë nesër rrugëtimin përgatitor të Kampionatit Europian 2020, që do të startojë pikërisht në Romë më 11 qershor, me ceremoninë hapëse dhe ndeshjen mes të kaltërve e Turqisë.

Futbollistët e thirrur nga trajneri Roberto Mancini për grumbullimin paraprak, do të paraqiten mëngjesin e nesërm për të bërë dozën e dytë të vaksinës dhe më pas do të fluturojnë drejt Sardenjës, ku do të qëndrojnë të grumbulluar deri më 28 maj.

Plot 33 futbollistë do të vihen nën urdhrat e Mancinit në këtë “zbor” katër ditor që do të kulmojë me ndeshjen miqësore ndaj San Marinos mbrëmjen e 28 majit, teksa do të mungojnë vetëm dy futbollistët e Chelsea-t, Jorginho dhe Emerson, të cilët nuk e kanë mbyllur ende sezonin me londinezët pasi kanë edhe finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj.

Mbetet për t’u verifikuar vetëm gjendja e Stefano Sensit, që pësoi një dëmtim muskulor sot në sfidën mes Interit dhe Udineses, dhe nesër do të kryejë ekzaminimet mjekësore për të llogaritur kohën e rikuperimit.

Ndërkohë, trajneri Roberto Mancini ka misionin të vëzhgojë nga afër të gjithë të grumbulluarit, për të përzgjedhur më pas vetëm 26 prej tyre, të cilët do t’i marrë me vete për t’u përfaqësuar në Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat