Të premtën zhvillohet ndeshja e barazhit Trepça 89 - Dukagjini

Futboll

Të premtën zhvillohet ndeshja e barazhit Trepça 89 - Dukagjini

Më: 24 maj 2021 Në ora: 16:00
Të premtën zhvillohet ndeshja e barazhit Trepça 89 - Dukagjini

Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës’89 dhe Dukagjinit, do të zhvillohet të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në orën 16:00.

Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të.

E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës përfundoi Trepça’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat