Todo Fichajes: Real Madrid nis negociatat me agjentin e Buffon

Futboll

Todo Fichajes: Real Madrid nis negociatat me agjentin e Buffon

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:09
Gianluigi Buffon

Real Madrid mund të bëjë befasinë dhe të nënshkruajë me portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon.

Italiani ka njoftuar me largimin nga “Bianconerët” në fund të edicionit, por nuk ka konfirmuar se do pensionohet, duke lënë hapur mundësinë edhe për një aventurë të fundit.

Sipas Todo Fichajes, portieri i dytë i Realit, Andriy Lunin ka kërkuar të largohet në formë huazimi që të fitojë më shumë minutazhë të ndonjë skuadër tjetër.

Andaj, gjiganti spanjoll është duke shikuar për zëvendësime dhe në ‘radarin’ e tyre së fundmi ndodhet Buffon.

Italiani ishte pranë kalimit te Real Madrid në fillimin e karrierës dhe ndoshta tani ka mundësinë të vesh fanellën e “Los Blancos”.

Real Madrid thuhet se ka kontaktuar agjentët dhe transferimi shihet si opsion vërtet real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat