U aktivizua për 90 minuta ndaj Milanit, kështu u vlerësua Gjimshiti nga mediat italiane

Futboll

U aktivizua për 90 minuta ndaj Milanit, kështu u vlerësua Gjimshiti nga mediat italiane

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:28
Berat Gjimshiti

Dilema në vlerësimin e Berat Gjimshitit nga mediat italiane.

Nota e tij vërtitet mes 5.5 dhe 6 për shkak se shqiptari nuk shkëlqeu si zakonisht me Atalatën e tij.

Sipas “Sportmediaset”, 28-vjeçari i lindur në Zyrih meritoi notën 5.5 me motivimin:

“Ndër më të freskëtit në ekip, pasi në finalen e Kupës nuk ishte titullar, por energjitë e tij nuk i shfrytëzon si duhet. Goditja me kokë mund të kishte ndryshuar rrjedhën e garës”.

Për “tuttomercatoweb” gjysmë note më tepër. “Teksa Toloi dhe Romero bëjnë garë se kush shkakton më shumë faulle, Gjimshit duket i vetmi që i ka idetë e qarta. Në anët e tij Atalanta nuk vuan fare”, shkruante portali i njohur italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat