Brdariç: Me Laçin nuk do mendojmë si të shënojmë…

Futboll

Brdariç: Me Laçin nuk do mendojmë si të shënojmë…

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:27
Brdariç: Me Laçin nuk do mendojmë si të shënojmë…

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, është shprehur se Vllaznia nuk do të futet në fushë për të menduar sa gola do shënojë ndaj Laçit, por do futet duke menduar si do fitojnë. Në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes, Brdariç për festën e Teutës, ka thënë se ndoshta nuk e dinë që kampionati ka edhe një javë për të luajtur.

“Nesër është ndeshja si finale e sezonit. Është java e fundit, për ne është si një ndeshje tjetër. Jemi komplet të fokusuar në këtë ndeshje.

Nesër do jetë një betejë në të gjitha fushat e Superiores. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë. Kur ndeshja të përfundojë, do shikojmë rivalët dhe të bëjmë llogaritë për sezonin.

Për sa kohë sezoni nuk pa përfunduar, na lejoni të fokusohemi te kjo ndeshje. Duhet të jemi të fokusuar te kjo ndeshje. Është një ndeshje e rëndësishme jo vetëm për ne, por për të gjithë Shkodrën. I gjithë qyteti do i ketë sytë të ne.

Ne duhet të përqendrohemi te ndeshja jonë, të mos presim nga të tjerët. Duhet të bëjmë lojën tonë. Kemi arritur objektiva. Kemi arritur Europën. Janë ndeshje në sytë e të gjithëve.

Në sulm ndaj Laçit? Nesër nuk duhet të futemi në fushë, me idenë sa gola do shënojmë. Duhet të futemi në fushë me idenë si do e ftojmë ndeshjen. Laçi është një skuadër e fortë dhe me një trajner të mirë. Të futemi në fushë për të bërë futboll.

Takimi me Martinin? Ajo e Martinit ishte një skemë që më takoi. Unë ndoshta nuk e dinë se është një javë. E quajnë titullin të fituar. Të shikojmë çfarë do ndodhë.

E ardhmja? Të përqendrohemi te ndeshja më mirë. Vllaznia është në proces shitje dhe pronarët e rinj do të vendosin për të ardhmen. Të shikojmë çfarë do të ndodhë. Duhet të shikojmë gjerat pozitive nga ky sezon, pas këtyre ndeshjeve mund të flasim

Mungesa e Krymit? Kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të zëvendësojnë. Nuk është ndonjë problem.”, tha Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat