Interi mbush “arkat” pa zbritur në fushë

Futboll

Interi mbush “arkat” pa zbritur në fushë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:40
Interi mbush “arkat” pa zbritur në fushë

Sa vlen kualifikimi për kampionët e Italisë në Champions për sezonin e ardhshëm? Kësaj pyetjeje, lidhur me arkëtimet e menjëhershme pa nisur ende aventura europiane, i jep përgjigje uebsajti “Calcio e Finanza”, i cili ka bërë llogaritë, duke u nisur nga parametrat e viteve të fundit.

Pikësëpari, Interi arkëton 15.25 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve. Ndërkohë, 15.5 milionë euro do t’i garantohen sërish nga UEFA si rrjedhojë e renditjes historike të dekadës së fundit, ku zikaltrit gjenden në vendin e 19-të, pas Milani të 18-it (kuqezinjtë do arkëtojnë 16.6 milionë, ndërsa Juventusi do të fusë ne xhepa 29.9 milionë).

Ndërkohë, nëse vazhdojmë nga shpërndarja e parë e “market pool” (sponsorizime dhe të drejta TV), sipas rregullores kampionët arkëtojnë 40 për qind të 25 milionëve të parë që do të ndahen, ose e thënë ndryshe 10 milionë (Milani do marrë 7.5, Atalanta 5 dhe Juvja 2.5 milionë euro).

Jo keq, duke menduar se llogaritë finale për Interin e Antonio Kontes flasin për 44.15 milionë euro ende pa shkelur arenën e Champions-it (Juvja do arkëtojë 51 milionë, Milani 42.75 dhe Atalanta 25.85 milionë euro), një ogur shumë i mirë për ta nisur me entuziazëm edhe sezonin 2021-2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat