Bushi përplaset me gjyqtarin

Futboll

Bushi përplaset me gjyqtarin

Më: 25 maj 2021 Në ora: 13:48
Bushi përplaset me gjyqtarin

FSHF vazhdon të prodhojë skandale të turpshme e në disa raste shumë qesharake sa i përket vendimeve  të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Një nga dënimet që meriton të cilësohet një estradë e mirëfilltë ishte ai i djeshmi që u dha për Reindalo Kalarin, trajnerin e e U19 të Partizanit.

Kalari u ndëshkua me 2 ndeshje pezullim për protesta ndaj vendimeve të arbitrit për ndeshjen mes Akademia e Futbollit dhe Partizanit U19, kur në fakt, ai që duhej të dënohej ishte Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21 dhe pronar i Akademia e Futbollit.

Në këtë ndeshje, Bushi ka kontestuar vendimet e gjyqtarit dhe ka hyrë deri në mesin e fushës për të kundërshtuar veprimet e tij duke i kërkuar llogari. Një ngjarje që ka detyruar edhe delegatin e FSHF që të shkojë të qetësojë Bushin e ta nxjerrë nga fusha.

Kjo ngjarje ka përfunduar edhe në protokollin e sfidës e sigurisht do të ishte një turp për institucionin e futbollit që të dënonte trajnerin e ekipit Kombëtar U21 si shembulli konkret i mënyrës se si nuk duhet sjellë në një ndeshje futbolli.

Ndaj për të fshehur ngjarjen, të dhënat rreth tij nuk janë pasqyruar në KDS dhe në vend të Bushit është përshkruar Kalari si personi që ka ndërhyrë gjatë ndeshjes duke kundërshtuar gjyqtarin. Kështu, Bushit i është evituar një dënim mëse i merituar, duke ia faturuar atë trajnerit të U19 të Partizanit.

Një situatë që bën edhe më qesharak këtë Komision juridik e shpjegon qartësisht frikën që ka FSHF ndaj krijimit të një KAS-i në Shqipëri që do të rrëzonte me lehtësi këto absurditete që prodhon institucioni i futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat