Futbollistit të Arbërisë i skadon kontrata por edhe durimi, do të ankohet në FIFA për paratë

Futboll

Futbollistit të Arbërisë i skadon kontrata por edhe durimi, do të ankohet në FIFA për paratë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:57
Futbollistit të Arbërisë i skadon kontrata por edhe durimi, do të ankohet në FIFA për paratë

Arbëria ishte gjobitur nga Federata e Futbollit të Kosovës me 1000 euro, për shkak të detyrimeve financiare ndaj ish-futbollistëve të saj. 

Njëri nga lojtarët që kishte paditur klubin është edhe ish-mbrojtësi i tyre Arbnor Gashi.

Ai u kishte dhënë ultimatum klubit dhe FFK-së, se nëse nuk i kthejnë përgjigje dhe nuk vendosin asgjë, do të drejtohet në instancat më të larta, deri në FIFA.

Pritja për ish-futbollistin e Arbërisë si duket ka mbaruar bashkë me skadimin e kontratës, pasi ai për Gazetën Olle tregon se kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund.

“Nuk më kanë kthyer përgjigje klubi dhe nuk ka marrë asnjë vendim Federata e Futbollit të Kosovës, andaj pritjet e mia kanë mbaruar. Tani do të punoj që lëndën ta dërgoj në FIFA, sepse më nuk merrem me askënd në Kosovë”, tha Gashi për Gazetën Olle.

Mbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e Arbërisë deri në janar, kur edhe është larguar nga klubi.

Kontrata e Arbnor Gashit me Arbërinë ka mbaruar sot, ndërsa vlen të theksohet se ai më parë ka bërë karrierë edhe në disa skuadra kosovare si 2 Korriku, Trepça dhe Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat