Neville këshillon United: Me këta tre lojtarë fitohet titulli…

Futboll

Neville këshillon United: Me këta tre lojtarë fitohet titulli…

Më: 26 maj 2021 Në ora: 00:37
Gary Neville

Ka shumë pritshmëri për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Ylli i Juventusit duket se do ta përfundojë kontratën me bardhezinjtë para datës së skadencës së saj. Pavarësisht kualifikimit për edicionin e ardhshëm të Champions-it, fati i CR7 mbetet në pezull. Edhe fjalët e tij të publikuara në rrjetet sociale sugjerojnë se mund të ketë ardhur fundi i marrëdhënies me ekipin nga Torino.

Atëherë, ku mund të luante pesë here “Topi i Artë”? PSG, Manchester United dhe Sporting Lisbona duket se janë destinacionet më të mundshme. Megjithatë, për kthimin te “Djajve të Kuq” ka kundërshti edhe me peshë. Ne po flasim për Gary Neville, flamuri historik i klubit nga “Old Trafford”, i cili, duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve në Twitter, tha fjalën e tij për kthimin e mundshëm të Cristiano Ronaldos.

“A duhet Manchester United ta marrë CR7 përsëri?” – ishte pyetja e një tifozi. Ja përgjigja e ish-mbrojtësit: “Unë e dua atë, por më mirë të kemi kujtime të mira dhe t’i lëmë atje ku janë…”

Që ky operacion në merkato të mos bëhet del në favor edhe Neville, i cili midis shumë përgjigjeve të tjera për tifozët zbulon lojtarët që do t’i donte në “Old Trafford”. “Kane, Varane dhe Sancho = titull”, – shkruajti legjenda e Manchester United mbi përforcimet e nevojshme të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat