Formacioni i mungesave të mëdha në Euro 2020

Futboll

Formacioni i mungesave të mëdha në Euro 2020

Më: 26 maj 2021 Në ora: 19:12
Formacioni i mungesave të mëdha në Euro 2020

Në Kampionatin Europian që do të zhvillohet gjatë kësaj vere, nuk do të shohim disa nga yjet më të njohur. Pjesë e kësaj liste janë edhe Sergio Ramos, Erling Haaland dhe Virgil van Dijk.

Formacioni i mungesave të mëdha në Euro 2020 ka në portë Jan Oblak. Portieri i Atletico Madrid, kampion i saposhpallur në La Liga, nuk është kualifikuar me Slloveninë e tij, transmeton ER.

“The Sun” ka rreshtuar një mbrojtje me 5 lojtarë duke nisur nga Wan-Bissaka në të djathtë dhe Mendy në të majtë. Në qendër është treshja e formuar nga Jerome Boateng, Virgil Van Dijk dhe Sergio Ramos, i lënë jashtë Spanjës nga trajneri Luis Enrique.

Në mesfushë do na mungojnë magjitë e Isco, Pjanic dhe Milinkovic-Savic. Dy të fundit nuk janë kualifikuar me Bosnjën dhe Serbinë, ndërsa lojtari i Real Madrid është lënë jashtë nga lista e Spanjës.

Në sulm, “The Sun” ka zgjedhur eksperiencën e Zlatan Ibrahimoviq, i dëmtuar në fazën e fundit të kampionatit italian me Milanin, dhe të riun Erling Haaland, i sapo shpallur lojtari i vitit në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat