Futbollistët e Realit i japin lamtumirën trajnerit

Futboll

Futbollistët e Realit i japin lamtumirën trajnerit

Më: 27 maj 2021 Në ora: 13:31
Futbollistët e Realit i japin lamtumirën trajnerit

Zinedine Zidane edhe zyrtarisht nuk është më trajner i Real Madridit.

Ai ka njoftuar për largimin pak çaste më parë (e enjte, 27 maj).

Menjëherë pas konfirmimit edhe nga ana e Real Madridit, kanë reaguar futbollistët në rrjetet sociale, duke falënderuar francezin për vitet që kanë kaluar së bashku.

“Ishte kënaqësi. Faleminderit Zizu”, ka shkruar Kroos.

“Keni qenë udhërrëfyes, më keni ndihmuar të rritem si lojtar dhe person, faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Varane.

“Unë kam vetëm fjalë falënderimi për gjithë këtë kohë, faleminderit”, ka shkruar Dani Carvajal.

“Ka qenë nder të kem trajner një legjendë si ti”, ka shkruar Thibaut Courtois.

“Zinedine Zidane, një dhe i veçantë. Të dëshiroj më të mirat, e meriton”, ka shkruar Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat