Fadil Tovërlani - sportist i sfidave të mëdha në Gjeneratën e Republikës, tregon problemet 

Futboll

Fadil Tovërlani - sportist i sfidave të mëdha në Gjeneratën e Republikës, tregon problemet 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2021 Në ora: 18:06
Fadil Tovërlani - sportist i sfidave të mëdha në Gjeneratën e Republikës, tregon problemet 

Disa nga sportistët tanë i zuri edhe lufta në vitet e 90-ta (1991) në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë. 

Ndër ta ishte edhe portieri i asaj kohe në klubin e futbollit Elektroekonomia, Fadil Tovërlani, që ishte ushtar në Kroaci dhe dezertoi nga ushtria ish jugosllave.

Fadil Tovërlani i takon Gjeneratës së Republikës, ndryshe mbrojti me sukses portën e KF Elektroekonomisë (sot KEK-u). 

Ai dha kontribut sado kudo në vitet e 90-ta, sidomos nga viti 1995.

Tovërlani tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ishte jetë e vështirë dhe më shumë kërcënime nga regjimi serb.
“Unë dezertova nga ushtria ish jugosllave, por vazhdimisht isha në shënjestër të milicisë serbe. Vazhdimisht jam ruajtur që mos të bie në dorë të tyre.

Jo vetëm unë, por e tërë familja jonë ishte e kërcënuar edhe për shkak të axhës tonë, Hamdiu, që merrej me veprimtari sportive të Republikës së Kosovës”, tregon Tovërlani.

Familja Tovërlani kontribuan shumë për sportin, sepse axha i tij, Hamdiu, përveç që ka qenë gazetar, ishte edhe nënkryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, që nga viti 1991, duke dhënë gjithçka për futbollin.  
Fadili tha se ishin halë në sy për regjimin serb.

“Kërcënimet kanë qenë gjithherë, pasi e kisha axhën njëri ndër tre themeluesit e Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës”, thotë Tovërlani. Ish portierit si sot i kujtohen stërvitjet dhe ndeshjet të fusha e Kosova B, po ashtu në Llukar, Dumnicë, stadium të Flamurtarit. 

Ai është krenar për gjithçka që dha në bazë të mundësive për futbollin dhe sportin në përgjithësi, po ashtu që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificë dhe që i bëri rezistencë regjimit kriminal serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat