Klose rrëfen sëmundjen serioze

Futboll

Klose rrëfen sëmundjen serioze

Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:22
Klose rrëfen sëmundjen serioze

Legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose dha dorëheqje si asistent i trajnerit tek skuadra e Bajernit pas një sëmundje serioze nga e cila po vuante kohët e fundit.

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘’Kicker’’, Klose rrëfeu arsyen e vërtetë të shkëputjes nga futbolli çka shpjegoi se sëmundja ishte serioze dhe nuk mund të rikthehet pa u rikuperuar plotësisht.

“Unë isha shumë i emocionuar në bisedimet që kisha me klube të ndryshme, por pastaj papritmas diçka ndërhyri dhe tani unë duhet të bëj një pushim të pavullnetshëm.

Tre javë më parë kisha dhimbje të forta në këmbë, të cilat u përkeqësuan me kalimin e kohës. Shkova për konsulte te mjekët e Bajernit, mendova se kisha një nerv të ngulitur ose diçka tjetër dhe më pas doli diagnoza. Ishte shokuese për mua, pësova dy tromboza në këmbë.

Unë menjëherë iu nënshtrova ilaçeve dhe duhet të mbaj çorape speciale gjithë ditën. Mjekët më bënë të kuptoj se nuk mund të bëj shaka me këtë situatë. Prandaj kam lënë mënjanë çdo angazhim deri sa të rikuperohem plotësisht’’, u shpreh ish-sulmuesi gjerman.

Klose ka një karrierë të pasur futbollistike duke luajtur për skuadra si Verder Bremen, Bajern dhe Lacio ndërsa për kombëtaren e ‘’panzerave’’ ka bërë 137 paraqitje duke shënuar 71 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat