Sot fillojnë përgatitjet e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet miqësore

Futboll

Sot fillojnë përgatitjet e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet miqësore

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:00
Sot fillojnë përgatitjet e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet miqësore

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet gjatë ditës së sotme, për t’u përgatitur rreth ndeshjeve miqësore ndaj San Marinos më 1 qershor dhe më pas ndaj Maltës pas 3 ditëve.

Me fillim nga ora 20:00 do të fillojë edhe seanca stërvitore e “Dardanëve” në stadiumin e kryeqytetit Fadil Vokrri.

Në listën e publikuar të martën u panë emra të rinj në ekipin kombëtar, por pati edhe mungesa.

Fytyrat e reja te Kosova janë Destan Bajselmani, Bashkim Ajdini, Blendi Idrizi, Lorik Emini, Valmir Sulejmani, Astrit Selmani dhe Zymer Bytyqi.

Ndërkohë, nga suspendimi është rikthyer portieri Aro Muriç.

E mungesat që vlen të përmenden janë ato të Edon Zhegrovës, Bernard Berishës, Benjamin Kolollit, Florent Hadergjonajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat