Tifozët nuk e mirëpresin

Futboll

Tifozët nuk e mirëpresin

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:32
Tifozët nuk e mirëpresin

Simone Inzagi ka bërë lëvizjen e papritur në një kohë kur të gjithë prisnin rinovimin. Për 20 vite ka qenë pjesë e familjes bardhekaltër si futbollist e trajner, por tashmë vendosi se ka ardhur momenti për të kërkuar një sfidë të re.

Igli Tare prej kohësh është shprehur i pashqetësuar në media për sa i përket të ardhmes së 45-vjeçarit, duke e menduar si të sigurt rinovimin. Por në momentin kur presidenti Lotito ka bërë gati kontratën e re, Inzagi i ka njoftuar për largimin e tij.

Kjo padyshim që nuk është mirëpritur nga tifozët lacialë dhe këtë e tregojnë qartë fjalët e djalit të trajnerit italian. Tomaso Inzagi i del krahë babait të tij përmes një postimi në rrjetin e tij social në “Instagram”, ku shkruan:

“Babi im e do Lacion dhe ka për ta dashur gjithmonë. (E shkruaj këtë për personat që më shkruajnë e që i lejojnë vetes të thonë gjëra të caktuara dhe fluturojnë së tepërmi). Ka qenë me ju edhe kur askush nuk do të kishte qendruar. Shumë histori dashurie nuk përfundojnë ashtu si duhet. Por ndjenja që ka qenë për 20 vite qendron e do të qendrojë përgjithnjë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat