Velii: Zoti më ndihmoi te penalltitë!

Futboll

Velii: Zoti më ndihmoi te penalltitë!

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:03
Velii: Zoti më ndihmoi te penalltitë!

Një ndeshje të çmendur zhvilluan Renova dhe Ohrid, ditën e martë në stadiumin “Petar Milloshevski’ në Shkup, e vlefshme për barazh për në ligën e parë.

Këtë ndeshje deri në fund të jetës do ta mbajë në mend portieri tetovar Hadis Velii, i cili mbrojti dy penallti.

Në kohë të rregullt takimi përfundoi 2-2, dhe më pas u ekzekutuan penalltitë, ku Renova doli fitues me rezultat 3-2.

“Uff, të them të drejtën nuk e pritja se kaq shumë vështirë do ta kemi. Edhe duke marr parasysh peshën e lojës që mbante, megjithate asnjëherë se kam paramenduar se do të ndodhë një dramë e tillë.

Edhe përkundër asaj se dy herë ishim në disavantazh tek unë dhe ekipi mbizotëronte besimi se në fund do t’ia dalim, por jo me kaq vështirësi. Sa i përket golit të parë të pranuar s’do mens se ishte gabimi im, por kjo nuk ka qenë i pari dhe nik do të jetë i fundit. Në futboll kanë ndodhur dhe do të ndodhin gjëra të tilla, por të them të drejtën nuk e kisha humbur besimin dhe shpresën për të fituar ndeshjen. Në fund ashtu edhe ndodhi”, e nis rrëfimin për News-TV, Hadis Velii.

“Sa i përket penalltive ishte shumë çështje emocionale, pasi gjithë ekipi mbante shpresën tek unë se do t’ia dalim, ndërsa shpresa ime në ato çaste ishte vetëm dhuntia e Zotit. Edhe pse ishim në disavantazh, pas penalltive të para nuk e humba shpresën për fitore në asnjë çast. Mbrojta dy penallti të njëpasnjëshme, kurse e treta përfundoi mbi portë. Kështu që dolëm fitues, pas të gjithë asaj drame. E meritoja ta mbaroj sezonin në këtë mënyr si hero, pasi në shumë ndeshje të kampionatit kam qenë vendimtar dhe fal Zotit ia arrita qëllimit”, vijon Velii.

“Në ekip, familje dhe shoqëri më kanë pritur si hero. I falënderoj shumë nga zemra për përkrahjen”, përfundoi rrëfimin e tij Hadis Velii, portier i Renovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat