Sonte finalja e madhe e LK-së, Man City - Chelsea, formacionet e mundshme

Futboll

Sonte finalja e madhe e LK-së, Man City - Chelsea, formacionet e mundshme

Më: 29 maj 2021 Në ora: 08:17
Ilustrim

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e garës më prestigjose evropiane në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve ku ballafaqohen dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea.

Në stadiumin "Dragao" të Portos në Portugali, do të jenë të pranishëm rreth 17.000 tifozë të cilët kampionin e ri të Evropës për edicionin 2020/21.

Pep Guardiola nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e mesfushorit Ikay Gundogan, kurse Thomas Tuchel e ka skuadrën e kompletuar për këtë ballafaqim.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City: (4-3-3): Ederson; Ëalker, Stones, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Silva, Foden

Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilëell; Ziyech, Mount; Werner

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat