Juventusi donte të paralajmëronte rivalët

Futboll

Juventusi donte të paralajmëronte rivalët

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:14
Juventusi donte të paralajmëronte rivalët

Pas dy vitesh mungesë, Massimiliano Allegri është përsëri në stolin e Juventusit. Një kthim i vlerësuar nga shumë njerëz, gjithashtu nga Adriano Galliani, siç tha ai për “Gazzetta dello Sport”. Në kohën e Milanit, trajneri nga Livorno fitoi një titull dhe një Superkupë, por edhe një status të fortë ndërkombëtar. Galliani kujton: “Për katër vite rresht, Milani u kualifikua në 1/8 finale të Champions League. Në sezonin 2012-2013, Allegri bëri një mrekulli sportive, duke siguruar vendin e tretë, pas lamtumirës së Ibrahimovic dhe Thiago Silva”.

Një mentalitet fitues, i sjellë te kuqezinjtë pas shumë vitesh mësimi: “Ekziston një rrugë që shënon fazat e Allegrit: trajneri i Serie C, pastaj me një ekip modest në Serie B, një klub i madh së Serie B, një të vogël dhe nga mesi i klasifikimit në Serie A dhe më në fund, Milan dhe Juve”.

Shkurtimisht, një ekspert në merkato, lider në stol dhe në dhomën e zhveshjes: “Allegri sot është një profesor. Një trajner i gatshëm për tri ose katër klubet më të mira në Europë. Ai mund të kishte shkuar kudo, por zgjodhi Juventusin. Me personalitetin që ka nuk do të ketë probleme”.

Me këtë rikthim, Juventusi donte të paralajmëronte rivalët: “Agnelli bëri një goditje të shkëlqyeshme, mori më të mirin në treg. Është një sinjal për lojtarët, tifozët, të gjithë mjedisin, gjithashtu për ekipet e tjera rivale. Me Max në stol, Juventusi thotë qartësisht se nuk i shkon vendi i katërt në Serie A”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat