Starova nuk ndalet: Tentojmë prapë titullin

Futboll

Starova nuk ndalet: Tentojmë prapë titullin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:18
Starova nuk ndalet: Tentojmë prapë titullin

Sulejman Starova ishte pjesë e ekipit fitues te Teuta që solli titullin sërish në Durrës pas 27 vitesh.

Të gëzuar për këtë arritje të madhe, ekipi ka darkuar duke festuar titullin e marrë në elitën e futbollit shqiptar. Aleksi dhe Vila kanë bërë rolin e gazetarit të “Supersport”, ndërsa pyetjeve të tyre nuk i ka shpëtuar as drejtori Starova.

Me një gotë vere që mbante në duar, Starova ka thënë se është personi më i lumtur në botë.

Duke konfirmuar edhe njëherë veten te stafi i Teutës, ambiciet janë të mëdha për në Europë dhe kërkohet sërish rikonfirmimi si kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat