Londinezët nuk heqin lehtësisht dorë nga Xhaka

Futboll

Londinezët nuk heqin lehtësisht dorë nga Xhaka

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:38
Londinezët nuk heqin lehtësisht dorë nga Xhaka

Jose Mourinho Murinjo ka nisur punën për të ndërtuar Romën e sezonit të ardhshëm.

Tekniku i ri i verdhekuqve kërkon më shumë kualitet në mesfushë dhe një nga prioritetet e merkatos është Granit Xhaka. Futbollisti me origjinë shqiptare shihet i duhuri për të vendosur rregull në këtë repart të italianëve, por problem mbetet Arsenali.

Londinezët nuk heqin lehtësisht dorë nga Xhaka duke pasur pretendime të larta financiare. Për momentin palët duken të distancuara pavarësisht dëshirës së Romës. Mbetet për t’u kuptuar edhe dëshira e vetë lohtarit, që mund të lëvizë shumë ekuilibra në negociata.

Megjithatë, te Roma nuk duan të mbeten të papërgatutur dhe në rast se nuk arrijnë të bindin ekonomikisht Ardenalin, atëherë mund t’i ofrojnë topçinjve kartonin e Amadu Diavara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat