Si është gjendja e Bardhit?

Futboll

Si është gjendja e Bardhit?

Nga: K.G. Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:38
Si është gjendja e Bardhit?

Maqedonia e Veriut do të luajë dy ndeshje miqësore, me Slloveninë dhe Kazakistanin, dhe më pas udhëton në Kampionatin Evropian.

“Futbollisti Enis Bardhi, i cili doli pozitiv me koronavirusin, është mirë me shëndet, nuk ka simptoma dhe temperaturë, ndryshe nga dita e parë që kishte një rritje të lehtë të temperaturës. 

Ai mbetet në karantinë në një dhomë të veçantë në ‘Hilton Hotel’, ku po qëndrojnë lojtarët e ekipit kombëtar”, shkruan media maqedone “Ekipa. mk”.

“Kapiteni Goran Pandev sot do të mbërrijë nga Italia. Ai do të bashkohet me shokët e tij të skuadrës në stërvitje, dhe trajneri Angelovski do të vendosë nëse do të luajë ndeshjen me Slloveninë më 1 qershor apo do ta ruajë atë për Kampionatin Evropian”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat