Pas 74 viteve, ekipi anglez rikthehet në elitë

Futboll

Pas 74 viteve, ekipi anglez rikthehet në elitë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:06
Pas 74 viteve, ekipi anglez rikthehet në elitë

Pas 74 viteve, ekipi i Brentford ka gjetur rrugën e rikthimit në elitën e futbollit anglez.

Brentford e mposhti Swansean në play-off me rezultat 2:0 për të siguruar promovimin në Premierligë.

Golat për Brentford i shënuan Toney nga penalltia në minutën e 10-të dhe Marcondes në të 20-tën në ndeshjen që u luajt në “Wembley” dhe në praninë e një numri të reduktuar të tifozëve.

Kështu, Brentford rikthehet në elitë pas 74 viteve, ndërsa Swansea do të duhet ta kërkojë promovimin në edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat