Hysaj i dëmtuar, lë grumbullimin për të mos rrezikuar

Futboll

Hysaj i dëmtuar, lë grumbullimin për të mos rrezikuar

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:08
Hysaj i dëmtuar, lë grumbullimin për të mos rrezikuar

Kombëtarja Shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet e saj në kuadër të dy ndeshjeve miqësoreve që do të zhvillojë në fillim të qershorit, ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Në ditën e tretë të përgatitjeve për këto sfida, grupi i lojtarëve ishte thuajse i plotë, teksa i vetmi që nuk do të luajë është Elseid Hysaj.

Shkodrani nuk ka qenë pjesë e stërvitjes për shkak të një problemi në gju.

Mbrojtësi i Napolit u është nënshtruar vizitave mjekësore për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit. Nuk ka asgjë shqetësuese për gjendjen e mbrojtësit, megjithatë stafi mjekësor i kuqezinjve, në mënyrë që të mos rrezikojë edhe më shumë lojtarin, ka vendosur që ai të mos luajë në këto dy ndeshje miqësore.

E diela do të jetë ditë pushimi për kuqezinjtë, ndërkohë skuadra do t’u rikthehet përgatitjeve të hënën, një ditë përpara nisjes drejt Cardiffit për ndeshjen që do të luajnë kundër Uelllsit. Kuqezinjtë janë pajisur me uniforma të reja, teksa javën e ardhshme do të bëhet edhe prezantimi i uniformave zyrtare që do të përdorin në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat