Katër kërkesat e Contes

Futboll

Katër kërkesat e Contes

Më: 30 maj 2021 Në ora: 10:59
Katër kërkesat e Contes

Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte është gati të nis aventurën e tij të re te skuadra e Real Madridit, por ka disa parakushte që duhen plotësuar.

Sipas raportimeve italiani ka katër kërkesa në mënyrë që të firmos për “Los Blancos”.

E para do të ishte përforcimi i mbrojtjes, dhe transferimi i Alabas mund të jetë një tregues i mirë që Conte mund të luajë me një “treshe” në mbrojtje, pasi austriaku luan edhe në pozitën e qendërmbrojtësit.

Kërkesa e dytë është kontrata, “Los Blancos” i kanë ofruar kontratë dy-vjeçare ndërsa Conte dëshiron kontratë tre-vjeçare.

Kërkesat tre dhe katër janë më të vështira, bëhet fjalë për dy lojtarë me të cilët Antonio Conte kishte punuar.

N’Golo Kante dhe Romelu Lukaku janë dy dëshirat e listuara nga Conte për ta kthyer skuadrën në “binarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat