Kastrioti e Tomori matin forcat për të qenë pjesë e elitës

Futboll

Kastrioti e Tomori matin forcat për të qenë pjesë e elitës

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:01
Kastrioti e Tomori matin forcat për të qenë pjesë e elitës

Pas gjysmës së parë të kampionatit, askush nuk e kishte imagjinuar që Kastrioti do të luftonte për mbijetesë, pasi shkëpytja nga Apolonia, Skënderbeu e Bylis ishte vërtetë e ndjeshme dhe paraqitjet në fushë gjithmonë e më bindëse.

Megjithatë largimi i rrezikut të rënies bëri që krutanët të ulnin ritmin shumë herët dhe të relaksohen para kohe, teksa dëmtimi më pas i 2-3 titullarëve të formacionit të Ndreut, komplikoi totalisht mbijetesën.

Kastrioti luftoi deri në fund për të shmangur rënien dhe ia doli vetëm falë fitores ndaj Kukësit, të mbyllë sezonin e rregullt në vendin e 8, ose thënë ndryshe në zonën Play Out të renditjes dhe tani do t’i duhet të përballet me Tomorin për të vendosur se cila do të garojë në Superiore.

Nga ana tjetër beratasit bënë një sezon mjaft të mirë në grupin e jugut në Kategorinë e Parë, duke u renditur të dytët pas Egnatias, teksa në sfidën direkte ndaj Burrelit fituan me rezultatin 1-2, duke fituar të drejtën e një tjetër shansi për t’u rikthyer në Superiore.

Përballja Kastrioti-Tomori do të luhet në stadiumin e Kamzës, që ka qenë edhe shtëpia ë krutanëve këtë sezon dhe do të startojë në orën 16:00 në ekranin e Supersport 3, ndërsa vetëm në përfundim të saj do të mund të plotësohet korrniza e Superiores për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat