Rikthen skuadrën në Bundesligë

Futboll

Rikthen skuadrën në Bundesligë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:21
Rikthen skuadrën në Bundesligë

Ish-trajneri i Kukësit, Pieter Pakult, arriti një sukses të jashtëzakonshëm ditën e djeshme, teksa ngjiti në Bundesligën austriake klubin Austria Klagenfurt.

61-vjeçari cili e drejtoi Kukësin për 6 muaj në vitin 2018, mori drejtimin e Klagenfurtit në janar të këtij viti, pas një pjese të parë të sezonit larg pritshmërive, teksa arriti t’i surprizonte të gjithë, duke e ngjitur në elitën e futbollit.

Pakult pati një ecuri fantastike me skuadrën e tij, ku në 17 takime siguroi 12 fitore. Austria Klagenfurt, e mbylli kampionatin në vendin e tretë, teksa falë “Play-Off”-it siguroi një biletë për në Bundesligën austriake, duke mposhtur St.Polten me rezultatin e përgjithshëm 5-0. Në sfidën e parë të zhvilluar më 26 maj, skuadra e ish-trajnerit të Kukësit, triumfoi me rezultatin 4-0, ndërkohë që dje me fitoren 0-1 në transfertë vulosi biletën për në elitën e futbollit.

Ne këtë mënyrë, Pakult i kthehet Bundesligës austriake, aty ku ka fituar titullin kampion si lojtar e trajner, ndërkohë që me Klagenfurt grumbulloi 2.2 pikë për ndeshje, rekord në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat