​Nuk ishte trajner, ja çfarë pune bëri Challandes para se të marrë drejtimin e Kosovës

Futboll

​Nuk ishte trajner, ja çfarë pune bëri Challandes para se të marrë drejtimin e Kosovës

Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:40
Bernard Challandes

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke u drejtuar nga trajneri zviceran Bernard Challandes që nga vitit 2018 nën drejtimin e të cilit ekipi kishte ngritje të mëdha por njëkohësisht edhe rënie të mëdha në periudha të ndryshme kohore.

Challandes është trajner i cili shumicën e kohës së tij si menaxher e ka kaluar në Zvicer.

Karriera e tij si menaxher nisi ne vitin 1978 kur mori drejtimin e Saint-Imier të cilën e drejtoi deri në vitin 1982 duke vazhduar më pas edhe me drejtimin e disa skuadrave të rangut të ulët në Zvicer.

Në periudhën 1998/2000, Challandes e drejtoi Kombëtaren e Zvicrës U17 duke vazhduar më pastaj edhe me U18 dhe U21 deri në vitin 2007.

Karriera e Challandes vazhdoi më pas me ngritje të nivelit dhe drejtoi skuadra më të njohura si Zurich, Young Boys, e Sioni, por një vit para se ta merrte në dorë timonin e Kombëtares së Kosovës, Challandes e kishte bërë punën e skautit (zbulimit të lojtarëve të rinj) tek skuadra e Baselit në periudhën 2015/2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat