Manaj: Meritat për formimin tim?

Futboll

Manaj: Meritat për formimin tim?

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:44
Manaj: Meritat për formimin tim?

Rei Manaj ka një CV mbreslënëse sa i përket lojtarëve shqiptarë që nuk kanë të gjithë fatin për të veshur fanellën e Interit dhe Barcelonës, vetëm në moshën 24-vjeçare.

Sulmuesi i Kombëtares ka debutuar në moshë të re me ekipin e parë të zikaltërve në kohën që drejtoheshin nga Mancini, ndërsa sa i përket katalanasve, kishte fatin për t’u stërvitur me yjet e Europës në kohën e Setien.

Shumë ekipe të ndërruar dhe huazime që përfundonin mes dështimesh në shumicën e rasteve, por Rei Manaj duket se ka rilindur te Barcelona B. Pas një sezoni të dështuar me të rinjtë e katalanasve, Pinimienta do t’i besonte edhe njëherë që Manaj të shpallej golashënuesi më i mirë i ekipit. Në intervistën e dhënë së fundmi për “Gazzetta dello Sport”, futbollisti shqiptar ka treguar për herë të parë të gjitha gabimet që ka bërë dhe që nuk e kanë lejuar për të qenë edhe në nivel më të lartë, shkruan sport ekpres nga Tirana.

“Meritat për formimin tim? Janë të gjithë për familjen. Kur isha te Interi, ata më thanë që të isha i përulur. Nuk e kuptova pse ishte kaq e rëndësishme atëherë. Kur më thonin për disa gjëra që “mos e bëj”, unë gabova. Shembuj konkret? Më të këqijat nuk mund t’i them.

Kur isha te Cremonese përshembull kam bërë shumë gabime. I dërgoja masazhatorët në “ferr” nëse nuk më masazhonin mua të parin. Debatoja me shokët e mi të skuadrës dhe askush nuk më thoshte dot gjë sepse po më kërkonin të gjitha klubet e mëdha, madje edhe Manchester United.

Kam qenë tifoz i Interit gjithmonë, që kur isha i vogël, pasi e gjithë familja ishte me Interin. Jam gëzuar që e kanë fituar kampionatin. Dëgjohem shpesh edhe me Perisic. E ardhmja?

Kam oferta nga La Liga dhe Italia, por nuk dua të them emra konkret. Por që t’i jap përgjigje pyetjes tuaj, mund të kthehem në Itali”, tha Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat