Milani gjen pasuesin e turkut

Futboll

Milani gjen pasuesin e turkut

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:39
Çalhanoglu

Hakan Çalhanoglu është gjithnjë e më larg Milanit dhe klubi kuqezi ka filluar të shoh rrotull për zëvendësuesin e tij. Kontrata e turkut skadon pas një muaji dhe pavarësisht kërkesës për rinovim që i ka mbërritur prej kohësh, agjenti i tij ende nuk ka dhënë dritën jeshile për rinovimin e kontratës.

Klubi kuqezi nga Milano nuk ka synim të presë gjatë dhe për këtë Maldini dhe Masara kanë filluar të lëvizin për të gjetur zëvendësuesin e tij ideal, ku sipas tyre thuhet të jetë fantazisti i Udinezes Rodrigo De Pol.

Për argjentinasin për momentin interesin më konkret e ka shfaqur Atletiko e Madridit.

Gjithsesi familja Poco nuk i ul pretendimet për De Pol nga ku kërkon plot 40 milionë euro. Milani këtë shumë nuk mundet dot ta sigurojë dhe Maldini ka menduar që të përfshijë një lojtar të ri që pëlqehet shumëm nga skuadra friulane si Jans Piter Hauge për të ulur disi çmimin e kripur të vendosur nga Udineze.

Gjithçka do të varet nga Çalhanoglu ku për momentin gjithçka e ka mbetur pezull rinovimin e kontratës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat