Paraqitja e Kantes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt jep sinjale se francezi është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave

Futboll

Paraqitja e Kantes në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Cityt jep sinjale se francezi është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave

Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:37
N’Golo Kante

N’Golo Kante arriti të dhuronte spektakël përballë Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën e 29 majit.

Mesfushori francez ishte sërish në rolin kryesor te Chelsea, derisa mposhtën Citizens me rezultat 1-0 në Estadio do Dragao.

Golin i shënuar nga Kai Haverzt ishte i mjaftueshëm që lojtarët e Thomas Tuchel të dominonin në këtë takim, por sytë ishin te Kante.

Lojtari ishte në qendër të mesfushës dhe me shpejtësinë dhe ndërprerjen e aksioneve, doli të ishte fitimtar në disa duele.

Në rast shumë kyç ishte edhe në duelin mes tij e Kevin de Bruhynes, me francezi që bëri të ndërhyrje të pastër nga mbrapa në belgun.

Kante që është 30-vjeçar aktualisht tregoi se e meriton një vend në mesin e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, pasi qysh nga koha me Leicesterin dhe tani për afro shtatë vite me Chelsean, ka arritur të ruaj nivelin e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat