Silva arrin marrëveshje të re me Chelsea

Futboll

Silva arrin marrëveshje të re me Chelsea

Më: 30 maj 2021 Në ora: 21:23
Thiago Silva

Mbrojtësi brazilian, që u largua si i pensionuar nga Paris Saint-Germain, ka rigjetur formën e tij të mirë në Angli

Chelsea pritet që të zyrtarizojnë nënshkrimin e një kontrate të re me mbrojtësin me përvojë, Thiago Silva.

Fabrizio Romano raporton që 36 vjeçari, i cili ju bashkua Bluve të Londrës si transfer i ri nga Paris Saint-Germain verën e kaluar, është pajtuar për një kontratë të re me terma të përmirësuar dhe zyrtarizimi pritet së shpejti.

“Kontratë e re e Thiago Silvas deri në qershor të 2022, që do të lajmërohet së shpejti – është arritur akordi dhe do të përfundon brenda javës. Chelsea po ashtu janë duke shikuar transferimin e një mbrojtësi këtë verë, po i shikojnë mundësitë më të mira në treg”, ka shkruar Romano.

Pra, pavarësisht se kanë nënshkruar kontratë me Silvan, kjo nuk do të thotë se Chelsea nuk do të përforcohet në mbrojtje edhe me një mbrojtës të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat