Allegri dëshiron që Morata të vazhdojë me Juventusin

Futboll

Allegri dëshiron që Morata të vazhdojë me Juventusin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 21:39
Alvaro Morata

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pavarësisht gjendjes të vështirë ekonomike, dëshiron që sulmuesi Alvaro Morata të vazhdojë në Torino.

Spanjolli u huazua verën e kaluar te Juventus me mundësi blerje, transmeton lajmi.net.

Mediat spanjolle raportojnë se Allegri ka kërkuar nga Juventus të paguajë kartonin e 45 milionë eurove, ose t’ia vazhdojë huazimin, që nënkupton se Juve duhet të paguajë edhe 10 milionë euro shtesë.

Morata kur ishte nën urdhrat e teknikut italian kaloi formën më të mirë në karrierë.

Ndërsa tani, pas një viti të shkëlqyer (11 gola, 10 asistime në 32 ndeshje), mesa duket lojtari do vazhdojë të Juventusi, ngase të gjithë palët janë të pajtimit që të vazhdojë marrëveshja.

Edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se Moratas do t’i vazhdohet huazimi, andaj “Zonja e Vjetër” do paguajë 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat