Challandes publikon listën e futbollistëve që do të luajnë kundër Guinesë dhe Gambisë

Futboll

Challandes publikon listën e futbollistëve që do të luajnë kundër Guinesë dhe Gambisë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 13:43
Kombëtarja e Kosovës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në dy ndeshjet kundër Guinesë dhe Gambisë.

Miqësoret do të luhen më datën 8 qershor dhe 11 qershor në Antali.

Në listën e “Dardanëve” gjysma e futbollistëve të ftuar janë nga Superliga e Kosovës.

Të ftuar nga Superliga janë: Bajram Jashanica (Ballkani), Gledi Mici (Fc Prishtina), Endrit Krasniqi (Fc Prishtina), Blendi Baftiu (Ballkani), Arbër Hoxha ( Ballkani), Muharrem Jashari (Trepça 89), Leonit Abazi (Fc Prishtina), Armend Thaqi (Ballkani), Lumbardh Dellova (Fc Prishtina), Mirlind Daku (Ballkani).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat