Aguero kalon vizitat mjekësore, Barcelona do e zyrtarizojë pasditen e sotme

Futboll

Aguero kalon vizitat mjekësore, Barcelona do e zyrtarizojë pasditen e sotme

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:51
Sergio Aguero

Sergio Aguero do të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Ky lajm po kthehet çdo orë e më shumë në një fakt të kryer.

Mbrëmjen e djeshme sulmuesi i Argjentinës mbërriti në Barcelonë dhe ditën e sotme ai ka kryer disa vizita mjekësore.

Barcelona nuk ka ndërmend të marrë një lojtar me probleme fizike dhe para se gjithçka të firmoset katalanasit kanë vendosur të sigurohen se gjuri i sulmuesit, që i ka krijuar probleme kohët e fundit, është shëruar plotësisht.

Lajmi i fundit është se Aguero i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe Barcelona është gati ta zyrtarizojë, teksa dëshira e tyre është që gjithçka të ndodhë pasditen e sotme para se Aguero të udhëtojë për t’u bashkuar me Argjentinën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat