Nuk i ftoi Zhegrovën dhe Berishën, Challandes e tregon arsyen

Futboll

Nuk i ftoi Zhegrovën dhe Berishën, Challandes e tregon arsyen

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:02
Bernard Challandes

Selektori Bernard Challandes i ka treguar arsyet se përse nuk i ftoi në ekipin kombëtar të Kosovës dy futbollistët ofanzivë, Edon Zhegrova dhe Bernard Berisha.

Trajneri zviceran insiston se lojtarët në fjalë u lanë jashtë listës për ndeshjet me San Marinon dhe Maltën për arsye taktike.

Challandes thotë se i ftoi lojtarët që ishin më në formë në pozitat e caktuara, kështu që nuk kishte vend për Edonin dhe Bernardin.

“Puna ime si trajner është që të zgjedh lojtarët më të përshtatshëm. Unë i kam zgjedh katër sulmues anësorë, në secilën pozitë nga dy lojtarë Rashica, Kastrati, Bytyqi dhe Zeneli. Edon Zhegrova nuk është në këtë listë për këtë arsye. Gjithashtu, e njëjta arsye është edhe për Bernard Berishën”, ka thënë Challandes në konferencë për shtyp.

Berisha e ka shprehur pakënaqësinë e tij për mosftesë në Kombëtare përmes një statusi në rrjetet sociale.

Duket se mosftesa e tij ka të bëjë më shumë me arsye të disiplinës, sesa taktike.

Kjo pasi futbollisti kosovar po kalon nëpër një formë të mirë, por që ishte ndëshkuar me dy kartonë të verdhë brenda tetë minutash në muajin mars kundër Suedisë.

Kosova do të luajë me San Marinon nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa më 4 qershor do të përballet me Maltën në Austri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat