“Dua të qëndroj”, Eden Hazard shuan gjithë zërat e largimit

Futboll

“Dua të qëndroj”, Eden Hazard shuan gjithë zërat e largimit

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:17
Eden Hazard

Eden Hazard është një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Real Madrid dhe një nga më të paguarit në klub, por loja e tij dhe gjendja fizike ka lënë për të dëshiruar, duke mos treguar aspak cilësitë, që kemi parë te Chelsea.

Javëve të fundit është folur shumë mbi largimin e tij nga  madrilenët, por sulmuesi zgjedh t’i japë fund vetë të gjithë zërave dhe deklaron se dëshiron të qëndrojë te Real Madrid për të provuar veten se është një lojtar i madh.

“Kam edhe tre vite me nga fundi i marrëveshjes me Real Madrid, kështu që rikthimi në Angli nuk është në planet e mia.

Të gjithë e dinë se dy sezonet e para te Real Madrid nuk ishin të mira për mua. Dua të provoj veten në këtë klub”, u shpreh Hazard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat