Zyrtare: Kontratë deri në vitin 2023, Sergio Aguero është i Barcelonës

Futboll

Zyrtare: Kontratë deri në vitin 2023, Sergio Aguero është i Barcelonës

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:25
Sergio Aguero

Ditën e sotme Sergio Aguero ishte në Barcelona, ku kreu vizitat mjekësore dhe pasi Barcelona u sigurua se ai nuk ka asnjë problem serioz me fizikun e tij, u ndez drita e gjelbër.

Sulmuesi argjentinas është lojtari i ri dhe afrimi i parë i Barcelonës për këtë verë.

Lajmin e zyrtarizon vetë klubi i Barcelonës, që njofton se Aguero ka firmosur kontratë me Agueron deri në verën e vitit 2023.

Sulmuesi do të bashkohet zyrtarisht me Barcelonën pas datës 1 korrik, kur i përfundon kontrata me Manchester Cityn. Firma e tij është një konfirmim i qartë i qëndrimit të Lionel Messit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat