Drejtori sportiv i Prishtinës: Jemi në kontakt me FFK-në, interesi ynë është që futbollistët të qëndrojnë me ne

Futboll

Drejtori sportiv i Prishtinës: Jemi në kontakt me FFK-në, interesi ynë është që futbollistët të qëndrojnë me ne

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:28
FC Prishtina

Gledi Mici, Leonit Abazi, Endrit Krasniqi dhe Lumbardh Dellova janë katër lojtarët e FC Prishtinës që janë ftuar nga kombëtarja e Kosovës në futboll për dy ndeshjet e muajit qershor ndaj Guinesë dhe Gambisë, që do të zhvillohen me 8, respektivisht 11 qershor.

Megjithatë një problem qëndron në këto ftesa, pasi lojtarët e Prishtinës duhet të bëhen gati për ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve me ekipin nga kryeqyteti i Kosovës.

Dëshira e klubit të FC Prishtinës, Fisnik Kërçeli ka theksuar sërish se pas mbledhje së mbajtur, interesi i klubit bardhëekaltër është që lojtarët të mos i bashkohen kombëtares së Kosovës, por të qëndrojnë me pjesën e klubit, pasi duhet të bëhen përgatitjet për ndeshjet në Evropë.

“Ne jemi në kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës. Interesi ynë është që futbollistët të qëndrojnë me neve pasi ne e shohim si më të rëndësishme ndeshjen tonë në Evropë. Ne do të fillojmë fazën përgatitore nga 6 deri me 16 qershor. Ende nuk është marrë ndonjë vendim, nesër pritet të dihet gjithçka”, tha Fisnik Kërçeli.

Sipas Kërçelit, në ditën e nesërme, FC Prishtina në bashkëpunim me FFK’në do të vendosin në lidhje me katër lojtarët që janë ftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat