Lajm i keq për Vidalin

Futboll

Lajm i keq për Vidalin

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:14
Arturo Vidal

Arturo Vidal ka konfirmuar se është infektuar me COVID-19.

Mesfushori bëri një postim në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me coronavirus në testimet e fundit.

Ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për Kupën e Amerikës, që fillon edhe dy javë.

“Fatkeqësisht sot rezultova pozitiv me COVID-19, kjo pasi një shok, i cili nuk kishte simptoma doli pozitiv pasi u testua si masë parandaluese”, ka shkruar Vidal.

“Nuk do të jem në gjendje të mbështes skuadrën në fushë, por do t’i mbështes nga jashtë. Do të rikuperohem sa më shpejtë dhe të vesh fanellën e La Roja de Todos”.

“Mendoj që të gjithë profesionistët po përkujdesen për qytetarët e Kilit, por ju bëj apel, ju lutem, kushdo që ka mundësi merrni vaksinën”, përfundoi Arturo Vidal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat