​Lukaku zbulon se çfarë i tha reperi Jay-Z para se të kalonte te Interi

Futboll

​Lukaku zbulon se çfarë i tha reperi Jay-Z para se të kalonte te Interi

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:44
Romelu Lukaku

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku thotë se muzikanti dhe reperi Jay-Z e ka mësur se si të qëndroj në top formë dhe se si të bëhem fitues.

Sulmuesi belg u transferua në Inter në verën e vitit 2019 dhe që atëherë ka shënuar 64 gola në 95 ndeshje me “Nerazzurrët”.

Ai e ndihmoi klubin të arrinte në finalen e Europa League në sezonin e tij të parë dhe më pas ndihmoi zikaltërit të fitojnë Scudetto-n e tyre të parë pas 11 viteve me 24 gola në 36 ndeshje të Serisë A këtë sezon.

"Muzika është një mënyrë për ta mbajtur veten të lidhur me vështirësitë që kam kaluar në jetën time," tha Lukaku për “La Gazzetta dello Sport”. “Me gjithë përvojën time.

"Është shumë e rëndësishme: jo vetëm një hobi, por një pjesë e imja. Miqësia ime me Jay-Z? Ai më mësoi se si të qëndroj në majë, si të bëhem fitues.”

"Më kujtohet kur ai më tha: 'Nëse vërtet mendon se Interi është hapi që duhet të bësh për të fituar, bëje'. Gjatë vitit tim të parë, unë dhe shokët e mi të skuadrës ishim afër suksesit, por në sezonin e fundit ia dolëm me punë, durim, djersë dhe sakrifica. Kjo ishte mënyra se si më kishte treguar Jay dhe unë e ndoqa atë .", tha në fund Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat